Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dha disa detaje për takimin që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç si dhe ka konfirmuar se mund të mbahen zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit, gjithnjë duke respektuar legjislacionin në fuqi. Ky konfirmim u bë pas kërkesës së presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kancelarit të Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz.