Përpara nisjes së samitit të Komunitetit Politik Evropian në Konpenhagen, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha për gazetarët se Rusia paraqet kërcënim për Europën, ndërsa Serbia për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Beogradi, u shpreh Osmani, kopjon veprimet e Moskës, dhe i bëri thirrje Bashkimit Europian që të mos e shpërblejë atë.