Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është rikthyer cështjes së statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe të shumëkërkuuar Prishtinës zyrtare nga komunitetit ndërkombëtar, si element kyc për avansimin e procesit të dialogut me Serbinë të ndërmjetësuar prej një dekade nga Bashkimi Europian. Kryetarja e shtetit të Kosovës hodhi idenë që draft-statuti të hartohet nga autoritetet kosovare në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.