Në seancën solemne në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, presidentja e vendi, Vjosa Osmani u shpreh se ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit e vitit 1998 janë ndër shtyllat më të forta mbi të cilat u ngrit shteti. E gjatë kësaj seance solemne me një minutë heshtje u kujtuan të gjithë të rënët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Presidentja Vjosa Osmani tha se çdo fillim mars kthen vështrimin e secilit kah ngjarjet historike të cilat shënuan kthesë vendimtare për vendin tonë.