Top Channel/ “OSBE po na pyet të përcaktojmë seksin”, deputeti i PD: Pyetësori i Prezencës fyes
24/10/2024 21:21

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në një postim në Facebook ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me një pyetësor të publikuar nga Prezenca e OSBE në Shqipëri, në lidhje me pjesëmarrjen gjinore në Kuvend. Sipas tij, është e pavend që në një moment të tillë politik në vend, OSBE “shpërndan një pyetësore që na kërkohet të përcaktojmë seksin”, thotë deputeti. Por jo vetëm kjo është problem për Shehun, sepse ai ka quajtur provokative dhe ndesh me ligjin faktin se janë tre opsione për t’u përgjigjur “femër; mashkull dhe të tjera”, duke refuzuar të plotësojë këtë pyetësor. “’Provokacion’ i Zyrës së OSBE ndaj Kuvendit, a heqje vëmendje për deformimet e demokracisë?! Në këto momente kaq errëta për demokracinë shqiptare e parlamentarizmin. Kur lideri i opozitës është izoluar politikisht, deputetë burgosen për denoncime, ish presidentë rrëmbehen me dhunë, parlamenti shkatërrohet… OSBE organizon një seminar për “përbërjen gjinore” të Kuvendit! – Dhe shpërndan një pyetësor për deputet, të cilëve u kërkohet të përcaktojnë “seksin” e tyre, përmes tre varianteve: 1-Mashkull 2-Femër 3-Të tjera Së pari nuk më duket momenti i përshtatshëm për të tilla pyetësore e seminare, kur OSBE duhet të kishte në qendër të saj zhvillimet e Kuvendit tonë. Por përtej kësaj, e gjej provokatore e ndesh me ligjet vendosjen e tre “opsioneve” për të përcaktuar seksin deputetet. Në fakt e gjej edhe qesharake e fyese këtë pjesë, që bëri që unë të refuzoj të ç’fletoj më tej e pra të përgjigjem. Pikërisht për këtë dëshiroj të pyes autorët e atij pyetësori e seminari: Çfarë kuptojnë ata me opsionin “të tjera” për seksin e deputetëve?! Shqipëria me ligjet e saj, traditën e saj njeh zyrtarisht dy opsione seksuale: Mashkull e femër. Shqipëria me Kodin e Familjes njeh vetëm Familjen nga një burrë, një grua e me shpresë fëmijët, biologjikë apo adoptivë ata. Shqipëria ka ligje shumë të qarta për adoptimin e fëmijëve në këtë frymë. Atëherë pse OSBE merr përsipër të përfshihet në të tilla lojëra?! Kur duhej të denonconte shkeljet madhore të demokracisë e parlamentarzmit këtu”, shkruan deputeti.

Top Channel/ Blinken nuk tërhiqet për Berishën: E shpalla “non grata” me bindje!
26/03 20:09
Top Channel/ Berisha: SPAK nuk ekziston më. Sulmon prokurorinë: Bashkëpunojnë me krimin dhe Ramën
26/03 15:30
Top Channel/ Rama: Shqipëria po ndryshon. Rama: 12 mln turistë dhe 1.6 mld investime në vit
26/03 15:29
Top Channel/ Marta Kos refuzon idenë e Rama-Vuçiç. Kërkon plan për anëtarësimet e reja
26/03 15:28
Top Channel/ Kërcënimi me jetë i Adriana Kalasë, Berisha akuzon Ramën: ‘Vrasës digjital’ i…
26/03 14:25
Top Channel/ ‘Rruga e vetme është protesta’, Berisha: Nuk ka nevojë për bord nafte, duhen…
26/03 14:20
Top Channel/ Berisha: Adriana Kalaja është kërcënuar nga vrasës dixhital, por prokuroria nuk hap…
26/03 14:18
Top Channel/‘Problemi i vetëm i tyre pse proteston Opozita’,Berisha: Nuk ka skllavëri më të madhe…
26/03 14:17
Top Channel/ Berisha: Rama po varros vendimin për Ballukun, e ndaluar të përdoret në studio…
26/03 13:57
Top Channel/ “Kush thotë jemi të këqij u them shihni veten”/ Rama: Po lëmë pas korrupsionin, ky…
26/03 13:45
Top Channel/ Rama flet për panairin e 1935: Një shqiptare prezantoi rakinë në Fiera Del Levante…
26/03 13:35
Top Channel/ ‘Kemi 12 milionë turistë’, Rama: Shqipëria një vend që po e le pas korrupsionin dhe…
26/03 13:29
Top Channel/‘Krenar që kemi një ministre digjitale’,Rama:Kemi mbyllur hendeqe historike, energjia…
26/03 13:26
Top Channel/ Rama: MatchMaker sot në një nivel tjetër, tani më e lehtë për tu rikthyer në Shqipëri
26/03 13:20
Top Channel/ ‘Ai qeni që hapi këtë event është shqiptar’, Rama:Panairet një mënyrë për të rrëfyer…
26/03 13:17
Top Channel/ “Do blejmë çdo armë që duhet”, Kryeministri: Shqipëria e mbrojtur nga NATO
26/03 12:15
Top Channel/ “Shikohet çmimi i shitjes së karburanteve krahasuar me bursën”, mblidhet Bordi për…
26/03 12:11
Top Channel/ Rama mbledh socialistët më 28 mars, zbardhet axhenda e takimit
25/03 19:44
PS-PD bëhen bashkë për reformën territoriale?/ Zbulohen prapaskenat e mëdha
25/03 18:35
Top News -Rama mbledh qeverinë dhe deputetët. Fokus reforma territoriale dhe komunikimi me qytetarët
25/03 17:41