Drejtuesi i radhës i Misionit të OSBE-së ka vizituar Kosovën këtë të enjte. Ian Borg gjatë qëndrimit në Kosovë është takuar me krerët e institucioneve, shoqërinë civile e kryetarë komunash, me të cilët bëri të ditur se ka diskutuar për sigurinë e çështje të tjera. Theks të veçantë, Borg që është edhe Ministër i Jashtëm i Maltës, vuri edhe tek dialogu Kosovë-Serbi dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.