Situata me zjarret vijon të paraqitet kritike sidomos në Jug të vendit. Mbrëmjen e kësaj të diele situata më seriozë u shënua në fshatin Kalasë të Delvinës për shkak se zjarrin po e përhap era e fortë që po fryn duke e afruar shumë pranë banesave. Në aksion janë angazhuar zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës, efektivët e Forcave të Armatosura, zjarrfikës nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile dhe një helikopter Black Haëk.