Top Channel/ Oqeani Atlantik arrin rekord pas detit Mesdhe, shënohen temperatura më të larta të ujit
29/07/2023 16:52

Pas një rekord të ri të lartë në detin Mesdhe, Oqeani Atlantik i Veriut arriti nivelin e tij më të nxehtë të shënuar ndonjëherë në këtë periudhë. Në një raport të publikuar nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së thuhet se është 24.9 gradë Celsius. Për studiuesit rekordi është veçanërisht befasues pasi vjen në fillim të vitit. Zakonisht Atlantiku i Veriut arrin temperaturën maksimale në fillim të shtatorit. Temperatura e sipërfaqes së detit në Atlantikun e Veriut pritet të vazhdojë të rritet gjatë muajit gusht, për këtë arsye studiuesit presin një thyerje tjetër rekordi. Ky konstatim vjen pasi shkencëtarët konfirmuan se korriku është shënuar muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, situatë e cila ka prekur miliona persona. Që nga muaji mars, që kur Atlantiku i Veriut fillon të ngrohet pas dimrit, temperaturat në përgjithësi kanë qenë më të ngrohta se vitet e kaluara, me ndryshimin më të theksuar javët e fundit. Oqeani është bërë një pikë emblematike vëzhgimi për ngrohjen e ujit të detit në mbarë botën për shkak të efekteve të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga emetimet e gazrave serrë. Eksperti vuri në dukje se oqeanet kanë thithur 90% të nxehtësisë së tepërt të prodhuar nga aktiviteti njerëzor që nga përfundimi i epokës industriale. Në shkallë globale, temperatura mesatare e oqeanit ka përmirësuar rekordet sezonale të nxehtësisë në baza të rregullta që nga prilli. Pak ditë më parë Deti Mesdhe arriti temperaturën e tij më të lartë rekord të regjistruar ndonjëherë, mes një vale të jashtëzakonshme të nxehtit në Evropë. Rekordi prej 28.71 gradë Celsius u njoftua nga Instituti Spanjoll i Shkencave Detare, i cili analizoi të dhënat nga satelitët e përdorur nga programi evropian i vëzhgimit të Tokës, Copernicus. Pamjet: AFP

Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15