Opozita vijon me aksionin e bojkotit të komisioneve edhe këtë të martë. Ata nuk kanë marrë pjesë në Komisionin e Politikës së Jashtme. Maxhoranca ka vijuar mbledhjen pa praninë e demokratëve. Gjithashtu opozita ka bojkotuar edhe aktivitetin në Kuvend “Sesioni plenar i Asamblesë Parlamentare të Nismës së Europës Qendrore, CEI PD”.