Siç ishte paralajmëruar, sapo ka nisur protesta e opozitës. Ashtu sikurse në protestën e një jave më parë, policia e kryeqytetit njoftoi se nuk e ka autorizuar protestën, ndërsa janë marrë masa për sigurimin e rendit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se 1300 forca janë në gatishmëri para godinës së Kryeministrisë.