Përfaqësuesit e opozitës e përdorën mbledhjen e 18 të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, për të përsëritur shqetësimet dhe akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes socialiste. Përpara eurodeputetëve nuk munguan replikat mes Gazment Bardhit dhe Toni Gogut në rrolin e bashkëkryetarit të këtij komiteti. Socialistja Etilda Gjoni tregoi përpjekjet e qeverisë në çuarjen përpara të reformave.