Deputetët e Partisë Demokratike shprehen njëzëri se e vetmja rrugë për zgjedhjet e ardhshme vendore duhet të jetë bashkimi i opozitë dhe dalja me një kandidat të vetëm. Para mbledhjes së grupit parlamentar të thirrur nga Alibeaj, demokratët u shprehën se PD dhe opozita duhet të dalin me një kandidat, sepse çdo rrugë tjetër i shërben qeverisë Rama dhe duhet shmangur skenari i 6 marsit.