Sali Berisha nuk e kurseu Altin Dumanin as në raportimin e tij të fundit si drejtues i SPAK. Pas raportimit në Kuvend, Dumani u përball me akuza dhe sulme nga kreu i opozitës, i cili për herë të parë, përtej gjuhës së ashpër, i njohu atij edhe një meritë. Në mungesë të Dumanit, i cili u largua nga seanca pas raportimit, përgjigjen Berisha e mori nga Toni Gogu dhe Taulant Balla. Sulmet ndaj Altin Dumanit vijuan në kor edhe nga deputetët e tjerë të opozitës. Ndryshe nga toni i ashpër i opozitës, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, pati një mesazh për kolegët. Nga ana tjetër e sallës kishte heshtje gjatë gjithë raportimit të Dumanit. Deputetët e mazhorancës dukej sikur kishin orientim politik që të mos bënin pyetje ndaj kreut të SPAK, megjithatë një zë kritikë ndaj punës së SPAK nuk mungoi as nga radhët e PS, ku pakënaqësia u shpreh nga deputeti Erion Braçe. Ky ishte raportimi i fundit i Altin Dumanit në Kuvend, pasi në dhjetor i mbaron mandati si drejtues i Prokurorisë së Posaçme.