Dy javë përpara zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, përfaqesuesit e forcave të saj opozitare janë duke intensifikuar fushatën e tyre në Kosovë. Edhe pse në parim, forcat e ndryshme të djathta dhe pro-europiane janë dakord me sfidimin e pavarësisë së Kosovës, por edhe për kursin politik që ka marrë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic për këtë çështje, mesazhet kryesore të opozitës serbe më shumë lidhen me përpjekjet për t`i nxitur qytetarët t`i drejtohen masivisht qendrave të votimit.