Opozita në Kosovë do të krijojë një qeveri në hije pasi pretendon se qeveria e drejtuar nga albin kurti nuk është në lartësinë e nevojave që ka sot vendi. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi i kërkoi kryeministrit Kurti të fokusohet tek qeverisja dhe jo tek zgjedhjet e reja.