Iu dha sot lamtumira e fundit gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra në krye të detyrës, teksa jepte një vendim për çështje pronësie në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Miq, familjarë, figura nga politika dhe drejtësia morën pjesë në homazhet e zhvilluara sot në nderim të gjyqtarit, në pallatin e Kongreseve në Tiranë.