Opozita në Konferencën e Kryetarëve preferoi të mos çojë emrat e kryetarëve të komisioneve parlamentare dhe anëtarëve të saj edhe pse i ka zgjedhur në mbledhjet e fundit të grupit te PD. Mbajtja pezull e emrave argumentohet nga opozita me pakënaqësinë ndaj kryetarit të kuvendit Niko Peleshi, për mënyrën si e drejtoi seancën e fundit të votimit të kabinetit Rama katërt. Betejën e opozitës në konferencën e kryetarëve e udhëhoqi nënkryetari demokrat i parlamentit Agron Gjekmarkaj në mungesë të Gazment Bardhit i përjashtuar me 10 ditë nga punimet e kuvendit.