Mungoi në komision parlamentar, por ministri i Financave Petrit Malaj nuk i shpëtoi dot në seancë plenare vërshimit të pyetjeve mbi kë po mbron ligji i faljes së taksave, gjobave dhe kamatvonesave. Deputetët opozitarë akuzuan për ministrin që po fsheh listën e bizneseve përfituese, në kundërshtim me ligjin.