Pas vendimin të gjykatës administrative për uljen e masës së dënimit, deputetët e opozitës u rikthyen në parlament. E përdorën vendimin si kalë beteje për të faktuar se dënimet ndaj tyre ishin arbitrare. E për këtë barrën e fajit ia adresuan kryetares së kuvendit Elisa Spiropali.