Tensionet në Veri të vendit dhe sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë zgjuar opozitën të cilët kritikojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për veprimet siç thonë ata të pamenduara. Lidhja Demokratike e Kosovës ka paraqitur tri kërkesa për Kurtin, raportimin në Kuvend, koordinim me ndërkombëtarët dhe reagim të presidentes.