Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar Kosovën se do të përballet me pasoja në rast se ekzekutivi aktual nuk ndërron qasje sa i përket vendimit për dinarin serb.Emisari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjatë vizitës tre ditore në vend u shpreh se marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Qeverisë së Kosovës janë zbehur për shkak të trajtimit që shteti po u bën serbëve. Një gjë e tillë shihet e rrezikshme nga partia opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, që fjaësojnë kreun e ekzekutivit, Albin Kurtin për një gjë të tillë.