Vënia nën akuzë e disa mjekëve për abuzime në spitalin Onkologjik shkaktoi debate të forta në parlament. Siç do të bënte çdo opozitë edhe opozita shqiptare e përdori ngjarjen për të bërë politikë. Albana Vokshi bashkë me kolegët e saj të opozitën lëshuan akuza të forta për ngjarjen duke akuzuar ish ministrat e shëndetësisë dhe atë aktualen Albana Koçiu.