Deputetët e Berishës i janë drejtuar me një kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ku i kërkojnë ndryshim të Rendit të Ditës, duke përfshirë në seancën plenare të kësaj të enjte si pikë e parë mocion me debat për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Gjatë fjalës në fillim të seancës, deputeti Luçiano Boçi e konsideroi raportin e DASH një ndër më të rëndët, i cili tregon gjendjen e vërtetë të Shqipërisë. Sipas Boçit, në raport theksohet kapja e drejtësisë nga pushteti.