Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla than në Kuvend se në seancën e sotme plenare nuk mund të zhvillohet mocioni me debat për raportin e DASH të kërkuar nga opozita, pasi kërkesa duhet bërë sipas procedurës. Ai tha se mazhoranca është e hapur për mocion debat dhe Kuvendi duhet të diskutojë edhe për vendimin e SHBA për shpalljen non-grata të Sali Berishës.