Top Channel/ Opozita ‘djeg’ vilën e Enver Hoxhës, Berisha me skenar të ri
01/03/2026 01:20

Sali Berisha zbriti në rrugët e Tiranës me skenar të ri në protestën e pestë kombëtare. Këtë herë, ai kurseu godinën e Kryeministrisë, por forcën e tregoi para vilës së diktatorit Enver Hoxha. Breshëri molotovësh dhe fishekzjarrësh u hodhën ndaj godinës, që dikur ishte simbol i diktaturës, por sot është kthyer në një qendër kulture që strehon artistë të huaj. E gjithë godina u përfshi nga flakët e molotovëve, që shkaktuan dëme të shumta jashtë dhe brenda saj, siç tregojnë dhe pamjet e siguruara nga Top Channel. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Goxhe, njoftoi se në momentin e hedhjes së molotovëve, brenda vilës së ish-diktatorit Hoxha kishte artistë. “12 artistë, shumica të huaj, e mes tyre edhe të rinj që vijnë nga vende me fronte lufte dhe që kanë përjetuar trauma, pikërisht sepse programi ka edhe natyrë sociale e solidare, ndodheshin aty, për fat pa pasoja, ndërsa po informojme e qetësojmë familjet. Një komunitet artistik që jeton e punon në atë objekt për të materializuar lirinë u terrorizua sot nga antiliria!”. Por, për Sali Berishën bombat e molotovit ndaj vilës së Enver Hoxhës kishin tjetër qëllim. “Ca njerëz me kostume të murrme, me uniforma të agjentëve të policisë kriminale, u thonë protestuesve se këtu tani banon Edi Rama. Dhe ata iu kthyen. Pra, ato fishekzjarre që u hodhën aty ishin kundër Edi Ramës, urrejtje për Edi Ramën”.

Top Channel/ Opozita ‘djeg’ vilën e Enver Hoxhës, Berisha me skenar të ri
01/03 01:20
Top Channel/ Shi fishekzjarrësh dhe molotovësh, cfarë ndodhi sot gjatë protestës së opozitës
28/02 23:47
Top Channel/ Lumë fishekzjarresh dhe molotovësh, momenti kur protestuesit djegin vilën e diktatorit
28/02 23:15
Top Channel/ Protestuesit i hodhën molotovë, brenda vilës së ish-diktatorit Hoxha,që u dogj gjatë…
28/02 22:34
Top Channel/ Djegia e ish-vilës së Enver Hoxhës, molotove dhe flakë, mbyllet protesta e Opozitës
28/02 22:33
Top Channel/ Zjarri te vila e ish-diktatorit Hoxha, Berisha: Agjentë të infiltruar mashtruan dhe…
28/02 22:32
Top News- Marshim e revoltë me molotovë/ Përplasje në protestë, policia hedh gaz e ujë me presion
28/02 22:29
Top Channel/ Molotovë, zjarr dhe përleshje me policinë, çfarë ndodhi sot në protestën e Opozitës
28/02 22:28
Top News- Molotovët tek ish-vila e diktatorit/ Berisha: Protestuesit u mashtruan
28/02 22:28
Top Channel/ Protesta e opozitës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, hidhet sërish molotov
28/02 21:28
Top Channel/ Protestuesit hodhën molotovë, pamje me dron nga djegia e ish-vilës së Enver Hoxhës
28/02 21:21
Top Channel/ Pas protestës së Opozitës nisin shoqërimet nga Policia, momente nga…
28/02 21:14
Top Channel/ Pas zjarrit te ish-vila e Enver Hoxhës, Berisha largohet me mjetin e tij
28/02 21:12
Top News- Molotovë e fishekzjarrë drejt ish-vilës së diktatorit Hoxha, protestuesit i vënë zjarrin
28/02 21:06
Top Channel/ Ish-vila e Enver Hoxhes digjet nga molotovët, zjarrfikësit në vendngjarje
28/02 20:58
Top Channel/ Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, protestuesit e PD hedhin ‘breshëri’ molotovësh dhe…
28/02 20:57
Top Channel/ Opozita vazhdon marshimin, digjen edhe në rrugën Myslym Shyri kazanet e plehrave
28/02 20:55
Top Channel/ Protestuesit kalojnë në selisë “Rozë”, nuk hedhin Molotov, opozita drejt…
28/02 20:35
Top Channel/ Përplasje të ashpra në protestë, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tubuesve
28/02 20:34
Top Channel/ Protesta e opozitës, tubuesit kalojnë edhe përpara Kuvendit
28/02 20:34
DIGITALB DIGITALB