Ka kaluar më tepër se një muaj që kur ekzekutivi kosovar refuzoi projektin e gazsjellësit amerikan, e deputetë pas katër javë pauze si pasojë e fushatës zgjedhore lokale, u mblodhën në seancë tek të enjten për ta diskutuar këtë temë. Përveç dëmit në aspektin ekonomik, deputetët opozitar ngritën shqetësimet edhe tek ndikimi në marrëdhëniet shtetërore me SHBA-të.