Top Channel/Operatorë turistikë shqiptarë dhe punonjës të Ministrisë së Turizmit bllokohen në Izrael
14/04/2024 12:14

Dhjetëra operatorë turistikë dhe punonjës të Ministrisë së Turizmit nga Shqipëria kanë mbetur të bllokuar në Izrael mëson ekskluzivisht Top Channel. Përvec rezidentëve shqiptarë që jetojnë në Izrael, rrezikun po e ndjejnë edhe disa sipërmarrës shqiptarë që kishin shkuar për vizitë të përkohshme. Një ditë para sulmit të befasishëm nga Irani ata morën pjesë në një aktivitet turistik ‘Albania all senses” me ftesë të ambasadores shqiptare Meri Kumbe në bashkëpunim me autoritetet izraelite ku ishin të pranishëm edhe operatorë turistikë izraelitë. Një udhëtim i cili ishte planifikuar të zgjaste rreth pesë ditë por që sulmi i raketave prishi planin e tyre. Në datë 11 prill ata fluturuan nga Tirana drejt Tel Avivit, për t’u rikthyer në Shqipëri këtë të dielë. Por orari i nisjes në 5 të mëngjesit nga aeroporti u anulua dhe tashmë 8 shqiptarët janë të detyruar të presin hapjen e fluturimeve. Burime pranë Top Channel bëjnë me dije se kompanitë ajrore nuk marrin përsipër fluturimet në këtë situatë dhe shpresat i kanë te data 19 prill, ku mendohet të organizohet një charter për ta drejt Qipros. Ky informacion konfirmohet për Top Channel nga Unioni Turistik Shqiptar, por Ministria e Jashtme e mohon pavarësisht postimeve të bëra në rrjete sociale një ditë para sulmit. Megjithatë, menjëherë të ftuarit shqiptarë nga Izraeli janë marr në sigurinë e autoriteteve vendase dhe po strehohen në kryeqytetin izraelit në një strukturë akomoduese të sigurtë që ndodhet në një zonë pranë me ambasadën amerikane, në hotelin Kempinski në Tel Aviv. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se është në komunikim të pandërprerë me të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Izrael, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm. Teksa ministri Igli Hasani ka reaguar përmes një postimi në platformën “X” për sulmin e Iranit ndaj Izraelit duke e dënuar aktin dhe shpreh bindjen se kjo do sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim të madh për Lindjen e Mesme. “Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit. Ajo rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme. Shqiptarët në rajon këshillohen të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë”, shkruan ministri Hasani. Pamj Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopChannelNews#Situata#Izrael

Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04
Top News – Bizneset presin paqen fiskale. Tatimet: Stoku i borxhit u rrit me gati 20 % në 2025
01/04 14:42
Top News- Shqipëria 17 vjet në NATO/ Begaj: Aleanca, garante e paqes dhe sigurisë
01/04 14:38
Top Channel/ Kumbaro i përgjigjet Spiropalit: Sloganet e dëshirat nuk mjaftojnë
01/04 14:33
Top News- Kultivuan kanabis/ Arrestohen 3 anëtarë të një familjeje në Malësi të Madhe
01/04 14:22
Top News – Seanca ndaj kryebashkiakut Veliaj. Avokati Ndreca-S’po i jepet mundësia për t’u mbrojtur
01/04 14:21
Top Channel/ Berisha mbledh grupin parlamentar, porosi deputetëve: Bëni anëtarësime të reja
01/04 14:07
Top Channel/ Ministre e Arsimit, Kumbaro: Është një angazhim jo vetëm ligjor, por edhe…
01/04 14:06
Top Channel/ Ministër i Bujqësisë: Karburanti është një koncept që është dhënë nëpërmjet një…
01/04 13:56
Top Channel/ Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë: OSHEE është në fazën e shpalljes së…
01/04 13:47
Top Channel/ Ministrja Ibrahimi: Siguria kibernetike është aty, është në monitorim
01/04 13:36