Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim gjatë operacionit të koduar “Tempulli” u arrestua nga policia e Tiranës. Ai u prangos në rrugën “Jordan Misja” pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga ana e agjentëve të policisë pasi akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.