Iniciohet plani operacional policor i koduar “Lundrim i sigurtë”, për kontrollin ndaj mjeteve lundruese që operojnë për qëllime argëtimi dhe lundrimi. Plani operacional, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me pjesëmarrjen e dhjetëra efektivëve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë, Shkodër, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, Delta Forcën dhe me Drejtorinë e Përgjithshme Detare në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për të ushtruar kontrolle në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës.