Forca të shumta të Drejtorisë së Policisë Vlorë kanë zhvilluar një operacion gjatë natës, të shtrirë në qytetet e Vlorës, Sarandës dhe Delvinës. Gazetari i Top Channel Mikel Marsi mëson se janë shoqëruar rreth 15 persona, të cilët akuzohen për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.