Operacioni nga DVP Korçë u finalizua mbrëmjen e djeshme, ku sipas informacioneve mësohet se 3 persona kanë rënë në pranga. Pas informacioneve të marra nga policia, janë zhvilluar kontrolle në një lokal në fshatin Zëmblak të Maliqit ku është gjetur një pjesë e lëndës narkotike.