Teatri i Operës dhe Baletit nis këtë të enjte sezonin e ri artistik, pas 5 vitesh ndërprerjeje për shkak të restaurimit të godinës. Një koncert me kryeveprat shqiptare dhe botërore të dirigjuara nga Mustafa Krantja “Baketa e parë e operas shqiptare”, hap sezonin e ri në 100 vjetorin e lindjes së tij. një ndër dirigjentët e mbrëmjes do jetë djali i Mustafa Krantjes, i cili premton jo vetëm të mbajë gjallë kujtimin e të atit, por të vazhdojë më tëj rrugëtimin e tij.