Sipas shifrave të tregtisë së jashtme vendet e Ballkanit Perëndimor bashkëpunojnë më shumë me tregjet e Europës, Kinës apo Turqisë, por shumë pak me tregjet e njëra-tjetrës. Liderët kanë marrë një iniciativë të re Open Balkan, që sipas tyre do përshpejtojë procesin e Berlinit për të krijuar një treg të përbashkët rajonal dhe më konkurrues në ekonominë globale. I të njëjtit mendim është edhe presidenti i Dhomës së Bizneseve dhe Tregtisë së Serbisë, Marko Cadez. Ai shprehet se iniciativa Open Balkan është e shtyrë nga bizneset dhe problemet reale të njerëzve në rajon.