Top Channel/ One Connect Hub, një hapësirë unike për teknologjinë i është shtuar kryeqytetit
20/11/2024 19:58

Një hapësirë e re unike për teknologjinë i është shtuar kryeqytetit, pranë ambienteve të Piramidës. One Albania ka inaguruar One Connect Hub, një qendër inovacioni dhe teknologjie, që do të nxisë bashkëpunimin mes entuziastëve të teknologjisë, inovatorëve dhe krijuesve të startup-eve. Në fjalën e tij të hapjes, Drejtori Ekzekutiv i One Albania theksoi rolin e kësaj qendre si një nxitës i avancimit teknologjik dhe kreativitetit. “Në One Albania ne jemi shumë të fokusuar te fuqizimi i komunitetit ku ne shërbejmë. Ne besojmë se teknologjia duhet të jetë e aksesueshme për të gjithë. Kjo qendër do të luajë një rol qendror në nxitjen e ekosistemi të teknologjisë së komunikimit dhe infomacionit që po lulëzon në ditët e sotme.”- tha Brano Djurovic ( Gjuroviç), Drejtori Ekzekutiv i One Albania. One Connect Hub është hapësira që do të bëjë bashkë të rinjtë, startup-et dhe komunitetin, duke i ofruar një mundësi ekosistemeve të ndryshme në të gjithë Shqipërinë, që të sjellin propozimet e tyre që mund të vihen në jetë në këtë hapësirë. Si një nga investitorët më të mëdhenj strategjikë në Shqipëri, grupi 4iG rikonfirmoi vizionin e tij afatgjatë për të krijuar një të ardhme digjitale për Shqipërinë dhe më gjerë. I ftuar në këtë event hapës, Zëvendës Drejtori Përgjegjës për Strategjinë e Telekomunikacionit në grupin 4iG, Tamas Tabori ( Tamash Tabori) u shpreh entuziast për realizimin e këtij projekti unik, i pari i këtij lloji për të gjithë grupin. “Kjo qendër nuk është vetëm një vlerë e shtuar për Shqipërinë, por edhe një model sesi teknologjia dhe inovacioni mund të transformojnë komunitetet në të gjithë rajonin. Është shumë kënaqësi të mbështesim një hapësirë ku idetë dhe bashkëpunimi mund të lulëzojnë dhe ku teknologjia mund të përdoret në të mirë të shoqërisë shqiptare.”-shprehet Tabori. Piramida tanimë është kthyer në epiqendër e teknologjisë së fjalës së fundit, inovacionit , edukimit dhe hapave të parë të sipërmarrjes One Connect Hub ka në strukturën e vet një zonë të dedikuar për podkastet,e hapur për përdorim nga të gjithë krijuesit për t’u angazhuar me një audiencë më të gjerë. Kjo qendër, dedikuar kryesisht të rinjve, do të shërbejë si një hapësirë për shkëmbimin e ideve dhe vizioneve, duke ofruar një forum publik gjithëpërfishrës për të ndarë dhe për të fituar njohuri.

Top Channel/ Bora “errëson” fermerët, pamjet e bukura i lënë vendin ngricës
01/04 22:59
Top Channel/ “Ambasada e SHBA: Irani mund të sulmojë Shqipërinë
01/04 22:50
Top Channel/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve
01/04 22:49
Top News- Irani në shënjestër Shqipërinë/ SHBA jep alarmin, mund të synojë të godasë MEK
01/04 21:07
Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04