Top Channel/ Olimpiada e Ekonomiksit në UET, Shqipëria me 5 përfaqësues në Athinë
31/03/2026 19:59

Universiteti Europian i Tiranës (UET) shpalli fituesit e Olimpiadës së Ekonomiksit, konkursit më të madh ndërkombëtar që teston njohuritë e nxënësve të shkollave të mesme në ekonomi, financë dhe të menduarit kritik. Për të tretin vit radhazi, UET organizoi konkursin në bashkëpunim me Qendrën për Edukim dhe Zhvillim dhe me mbështetjen financiare të Economic Fundamentals Initiative, duke angazhuar mbi 4 mijë nxënës nga e gjithë Shqipëria në fazën e parë. Pesë nxënësit që arritën rezultatet më të larta në fazën kombëtare, përveç vlerësimit financiar, do të vazhdojnë rrugëtimin drejt raundit ndërkombëtar për të përfaqësuar Shqipërinë në finalen e madhe, e cila mbahet në muajin shtator në Athinë. “Me pjesëmarrjen e 4 mijë maturantëve nga e gjithë Republika e Shqipërisë, nga 81 shkolla, ne zhvilluam raundin e dytë dhe të tretë të kësaj olimpiade. U përzgjodhën pesë finalistë të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në olimpiadën ndërkombëtare në shtatorin e 2026. Nëpërmjet iniciativave të tilla, UET mbështet talentet e reja dhe edukimin financiar”, tha dekania e Fakultetit të Ekonomisë, Dr. Elona Shehu. Fituesi i vendit të parë, Enea Ymeri, nxënës i shkollës “28 Nëntori” në Shkodër, e përshkroi përvojën si emocionuese dhe të vlefshme për zgjerimin e njohurive dhe rrjetëzimit. “Jam shumë i kënaqur që u vlerësova me çmimin e parë dhe jam shumë entuziast për një boot camp që do të zhvillohet në Maqedonia e Veriut, ku do të mësojmë gjëra të reja nga pedagogë të jashtëm. Do të bëj maksimumin për të përfaqësuar Shqipërinë në mënyrë sa më të denjë në finalen e madhe në Athinë”, studentja tha Enea Ymeri. Olimpiada e Ekonomiksit, e themeluar në vitin 2016 nga Instituti i Edukimit Ekonomik (INEV), ka si qëllim të frymëzojë interesin për të mësuarit e termave dhe çështjeve ekonomike tek adoleshentët. Sot, ajo është konkursi më i madh në botë me pjesëmarrës nga mbi 30 vende në katër kontinente.

Top Channel/ Olimpiada e Ekonomiksit në UET, Shqipëria me 5 përfaqësues në Athinë
31/03 19:59
Top Channel/ Skema e për fermerët, hiqet subvencioni për naftën në një vit krize
31/03 19:45
Top Channel/ Festivali i gazetarisë, eventi bën bashkë profesionistë të medias
31/03 15:32
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj drejtësisë! KLGJ e Prokuroria rrëzojnë “Homeland Justice”
31/03 15:26
Top Channel/ Sot afati i fundit për DIVA, gjobë për ata që nuk e plotësojnë
31/03 15:21
Top News – S’ka analiza në QSUT pas datës 20. PD thëret në interpelancë ministren e Shëndetësisë
31/03 15:08
Top News-‘Rama do të kthejë Komitetet Ekzekutive’ / Berisha për ‘Territorialen’: Ne ecim me Europën
31/03 14:51
Top News – ‘Territorialja’, Berisha propozon: Të rikthehen komunat aty ku jetojnë 1300 banorë
31/03 14:42
Top News – PD tryezë për Reformën Territoriale. Berisha: Antireforma e Ramës spastroi vendin
31/03 14:39
Top News – Reforma Territoriale, Berisha: Rama ndoqi sipas platformës së Çubrilloviçit
31/03 14:39
Top News – Kandidat për Bashkinë e Tiranës. Braçe: Mora mbështetje, do t’i shkoj deri në fund
31/03 14:30
Top News – ‘Të ndalim shkretimin e fshatrave’. Propozimi i PD për ‘Territorialen’ rikthen komunat
31/03 14:30
Top News – Debatet në PS, reagon Spiropali/’Bindja s’është virtyt! Modeli i arrogancës po zgjerohet’
31/03 14:01
Top News – Rama mbledh kryebashkiakët. Kreu i qeverisë nis turin ‘Punët për Shqipërinë’
31/03 13:48
Top News – Tërhoqi mbi 1 mld nga tregu, politika agresive e BSh në 2025 nuk frenoi rënien e euros
31/03 13:41
Top Channel/ Aksident në rrugën Transballkanike, makina përplas 57-vjecaren në vijat e bardha
31/03 13:29
Top News – Braçe: Do kandidoj për Tiranën, mundësi për të zhvilluar qytetin
31/03 12:58
Top Channel/ Nis rehabilitimi i një nga kanaleve kryesore kulluese në Vlorë
31/03 12:53
Top Channel/ Ilir Beqaj kërkon të lirohet/ Shqyrtohet kërkesa për të lënë qelinë e paraburgimit
31/03 12:50
Top Channel/ Pezullohet kreu i IMT Tiranë/ Dyshime për abuzim me leje ndërtimi, gjykata e pezullon
31/03 12:49