Top Channel/ “Ofensivë diplomatike për në BE”, Spiropali: Në 2026, integrimi hyn në fazë vendimtare
10/11/2025 19:37

Në 2026-tën, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, hyn në kapitullin e tij vendimtar. Kështu deklaroi Ministrja Elisa Spiropali nga Komisioni Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme ku u prezantua projektbuxheti i vitit 2026. Vitin e ardhshëm, sipas Spiropalit, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka përpara një mision historik, të udhëheqë ofensivën më të madhe diplomatike në historinë e diplomacisë shqiptare. “Duhet t’i japim vulën e pakthyeshmërisë së gjithë reformave që na kanë sjellë në pikën ku kemi arritur. Mali që kemi përpara nesh është ende i lartë, por duke parë pas, tatëpjeta që kemi ngjitur është edhe më e lartë se sa maja përballë. Nuk jemi në gjysmë të rrugës. Jemi pranë fundit të saj! Për këtë arsye, me një lidership të vendosur, me një vullnet të palëkundur dhe me më shumë energji, duhet të punojmë për të bërë më shumë, dhe për t’u takuar edhe më shpejt me objektivin e pashmangshëm të Pasaportës sonë Europiane”, tha Spiropali. Spiropali shtoi se pasaporta Europiane nuk është një slogan politik, por një agjendë konkrete që përkthehet me objektiva konkretë: “Si eliminimi i plotë i kufizimeve të lëvizjes për qytetarin shqiptarë në Europë. Më shumë të drejta studimi dhe të drejta pune në çdo vend të BE-së. Investime të huaja që krijojnë vende pune të mirëpaguara, modernizim i arsimit dhe shëndetësisë, inovacion, teknologji, etj”, deklaroi Spiropali. Synimi i politikës sonë të jashtme, sipas Ministres së Jashtme, është të konsolidojë perceptimin e Shqipërisë si një vend europian, demokratik, të konsoliduar në mirëfunksionimin e institucioneve, respektimin e ligjit e të drejtave të njeriut, e me një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social. Së dyti, faktorizimin e mëtejshëm të vendit si një aktor i besueshëm dhe konsekuent në qëndrimet e tij parimore ndaj zhvillimeve rajonale e globale. Së treti, rijetëzimi dhe fuqizimi i diplomacisë ekonomike, ku përfaqësitë tona do të përfshihen dhe angazhohen aktivisht në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me partnerët strategjikë. Ministrja deklaroi se “buxheti i ri i MEPJ për vitin 2026, na jep kapacitetet e nevojshme për t’u ngritur në lartësinë e ambicies sonë dhe për të përmbushur me shpejtësi objektivat tanë politikë dhe strategjikë.” Buxheti 2026 do të mbështesë edhe Strategjinë Kombëtare të Diasporës Shqiptare, regjistrimin e diasporës dhe rrjetëzimin e grupeve profesioniste në diasporë, modernizimin e shërbimeve të dedikuara për diasporën. Fokus kyç në punën e MEPJ për vitin e ardhshëm do të jetë hapja e shërbimit diplomatik ndaj të rinjve, veçanërisht ekselencës dhe të rinjve në diasporë.

Top Channel/ Mesazhet e Ramës për socialistët, zbardhen 3 porositë e kryeministrit
07/04 22:19
Top News – Rama jep porositë për socialistët. Takime me qytetarët dhe fokus tek ekonomia
07/04 19:34
Top News-Sekuestrimi i pasurisë së Malltezit. Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e dhëndrit të Berishës
07/04 19:30
PD në krizë?/ Berisha gati planin për zgjedhjet e brendshme, nami zbulohen prapaskenat
07/04 18:38
Top News – ‘Asnjë bllokim negociatash’. Rama: Lajme të pavërteta, po ecim sipas parashikimeve
07/04 18:15
Top News – Etika kursen Ballën e Vokshin. Flamur Noka ndëshkohet me 20 ditë, Elda Hoti me 10
07/04 18:08
Top News – Balla nuk ka vendim për Spiropalin. Për Erion Braçen thotë se nuk po kritikon partinë
07/04 18:06
Top News – ‘Janë duke u hetuar nga SPAK’. PS refuzon komisionet e PD për ARRSh dhe AKSHI-n
07/04 16:36
Top Channel/ PD kundër për parqet teknologjike, Bozdo dhe Zhupa akuzojnë PS
07/04 15:16
Top Channel/ PS rrëzon komisionet hetimore, Balla përplaset me Bardhi
07/04 15:12
Top Channel/ Berisha: Ulni taksat e naftës! Qytetarët t’i bashkohen protestës më 17 prill
07/04 15:07
Top Channel/ Rama: Negociatat nuk janë bllokuar! Lançohet platformë punësimi
07/04 15:05
Top Channel/ “Të thuash që ka shumë korrupsion do të thotë të flasësh përçartë”, Rama: Dalin…
07/04 14:14
Top Channel/ “Rama mashtroi pensionistët”, Berisha: Rritja stratosferike e çmimeve po e godet…
07/04 13:44
Top Channel/ ‘Drejtorët e qarqeve i vendoste Partia’, Rama: Të gjithë ishin nën kthetrat e …
07/04 13:13
Top Channel/ ‘Nuk janë shëtitje në lëndinë’,Rama për Integrimin:Prilli muaji i diskutimeve intensive
07/04 13:10
Top Channel/ ‘Nuk janë shëtitje në lëndinë’,Rama për Integrimin:Prilli muaji i diskutimeve intensive
07/04 13:09
Top Channel/ ‘Falë kësaj administrate reflektohet pozitivisht’, Rama: Shpejtësi unike për integrimin
07/04 13:08
Top Channel/ ‘Ky portal krijon trasparencë’, Rama: Hapim një dritare të re për ata që duan të…
07/04 13:08
Top Channel/ ‘ Prezantimi i vendeve të lira të punës në sektorin publik’, Ibrahimaj: Portal unik…
07/04 13:06