Top Channel/ O’Brien viziton Kosovën, takon kryeministrin Albin Kurti
21/10/2024 22:06

Pas Beogradit, Ndihmës sekretari i shtetit amerikan për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien ka qëndruar në Prishtinë. Të hënën ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për rreth dy orë e gjysmë. Nga zyra e të parit të Qeverisë, njoftuan se përpos bashkëpunimin mes të dyja vendeve në takim është diskutuar edhe për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, procesit të dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes bazike për normalizim të marrëdhënieve, për çka Kosova kërkon nënshkrimin e saj nga Serbia si dëshmi për zbatim të saj. "Nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike është dëshmia e nevojshme e vullnetit të mirë dhe mirëbesimit nga ana e Serbisë për përmbushjen e shpejtë dhe respektimin e plotë të saj e të Aneksit të zbatimit", thuhet në njoftim, ku po ashtu u bë e ditur se Kurti në këtë takim ka theksuar se për paqe e siguri, nevojitet dorëzimi i organizatorit të sulmit terrorist të Banjskës Milan Radoiçiq dhe grupit të tij. Nga ndihmës sekretari për Evropën, James O'Brien nuk pati asnjë njoftim për takim. Megjithatë, pas takimit të një dite më parë në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç ai kishte theksuar se duhet të respektohen të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel mes palëve. O'Brien po ashtu ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është hap i rëndësishëm, për çka thekson se duhet të kalojë një draft në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Ndihmës sekretari, James O'Brien ka deklaruar se për shkak të moskoordinimit të Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova u ndëshkuar nga shtetet evropiane me mos anëtarësim në Këshillin e Evropës këtë vit.

Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48