Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Llixha” ku si rezultat janë arrestuar dy persona, ish-kryeinspektori i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan dhe një person, i cili po ndërtonte objekt pa leje aty pranë me hapësirë 1200 metër katror. Po ashtu është proceduar penalisht edhe një inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit po në këtë bashki.