Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur para selisë së Partisë Demokratike në pritje të fillimit të protestës së 20 dhjetorit. Me thirrjet “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do” përkrahësit e ish-kryeministrit kanë mbushur pjesën më të madhe të oborrit të selisë blu. Në videon e publikuar nga Top Channel, vihet re se mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha kanë fyer deputetin demokrat Ervin Salianji, i cili po futej në ato momente në selinë e PD-së.