Në pengesën për të hyrë në sallën e Kuvendit, deputetët e opozitës duan të përfshijnë edhe kolegët e mazhorancës. Teksa Garda ka bllokuar hyrjen e Kuvendit për deputetët e përjashtuar të Partisë Demokratike, këta të fundit po pengojnë edhe deputetët e Partisë Socialiste për të hyrë brenda.