Teksa 29-vjeçari Denis Meçe po zbriste nga furgoni i policisë për t’u futur në sallën e gjyqit të Korçës, e motra e viktimës, Jonida Proga ka shpërthyer në lot. “O kafshë”, dëgjohet teksa Jonida thërret ndaj vrasësit të vëllait të saj, i cili humbi jetën tre ditë më parë.