Dy ditë pas ‘porosisë’ për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama shkoi sot sërish në Vlorë për të parë nëse është zbatuar. Para se të zhvillonte një takim me deputetët e qarkut dhe grupet e punës së bashkisë së Vlorë, Rama inspektoi nga afër disa bare dhe restorante nëpër qytet, ku u kërkoi vetë që të hiqnin tavolinat që kanë zaptuar trotuaret.