11 persona janë proceduar penalisht nga policia e Durrësit pasi shfrytëzonin fëmijë të grupmoshave të ndryshme për të lypur. Personat e vendosur nën hetim, sipas policisë, janë kryesisht prindër por dhe të afërt të të miturëve. Ata I detyronin fëmijët e vegjël të moshave 2 deri në 13 vjeç që të dilnin në rrugët e qytetit të Durrësit dhe të kërkonin para nga turistët por dhe qyetarë të ndryshëm. Shumat monetare më pas mblidheshin nga të rriturit. Shfrytëzimi I fëmijëve për të lypur është një fenomen që po ndodh shpesh. Për këtë arsye policia apelon prindërit që të bëjnë kujdes pasi ky verpim dëmton shëndetin psiko-emocional të fëmijës. Ndërkohë thekson se kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, do të vijojnë.