Pas vendimit të qeverisë për mbylljen e shkollës private “Mehmet Akif Ersoy” ,me arsyetimin se kjo erdhi si rezultat i një sërë shkeljesh të legjislacioni në fuqi, nxënësit dhe përfaqësuesit e institucionit kanë organizuar një protestë pranë shkollës. Sipas përfaqësuesve të institucionit ky veprim është i padrejtë, pasi shkolla prej dy dekadash, që nga viti 2004 vepron me cilësi dhe standartet më modern, të cilat janë lehtësisht të verifikueshme nga kushdo.