Policia Rrugore e Elbasanit ka ushtruar kontrolle të shtuara me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë për nxënësit e shkollave, në mëngjes dhe pas përfundimit të orarit mësimor. Gjatë javës që lam pas, janë arrestuar 8 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.