Përfaqësues të partive politike, që përbëjnë shumicën parlamentare shprehën mbështetjen për qeverinë në takimin me kryeministrin Zoran Zaev. Ata konfirmuan se shumica parlamentare është e qëndrueshme dhe përgjegjëse ndaj së ardhmes së shtetit. Partnerët e koalicionit kanë kërkuar nga kryeministri Zaev të rishqyrtojë vendimin e tij për dorëheqje nga funksioni i kryeministrit si dhe nga pozita e kryetarit të partisë.