Top Channel/ Nuk ndalet Rusia, bombardon infrastrukturën energjetike të Ukrainës, disa të plagosur
21/10/2024 22:37

Ushtria e Rusisë e kreu edhe një valë sulmesh raketore dhe me dronë nëpër Ukrainë, thanë zyrtarët ukrainas të dielën. Në shënjestër të sulmeve ishte infrastruktura energjetike e vendit, ndërsa u raportua edhe për ta plagosur nga sulme të tjera. 17 njerëz u plagosën pasi ushtria ruse hodhi raketa balistike në Krivi Rih, në jug të rajonin Dnipropetrovsk. Tetë nga të plagosurit u shtruan në spital, tha Oleksandr Vilkul, kryetar i këshillit të mbrojtjes së Krivi Rih. Pesëmbëdhjetë ndërtesa banimi, disa institucione arsimore dhe ndërtesa administrative, u dëmtuan në qytetin rreth 400 kilometra në juglindje të Kievit. Në qytetin lindor Harkiv, një distrikt u godit nga një raketë Grom-EI, raportoi RBK-Ukraine, duke cituar zyrën e prokurorit rajonal. Rusia gjithashtu sulmoi një objekt energjie në rajonin verilindor të Sumit, tha operatori rajonal i energjisë Sumyoblenerho në Telegram. “Si pasojë, më shumë se 37.000 konsumatorë në rajonin Romni (104 vendbanime) kanë mbetur përkohësisht pa furnizim me energji elektrike”, thuhet në njoftim. Kievi po përgatitet për dimrin më të vështirë të luftës deri tani, pasi Moska ia ka shkatërruar pjesën më të madhe të kapacitetit prodhues të energjisë dhe vazhdon të godasë objektet energjetike. Sulmet e tilla ndaj infrastrukturës civile konsiderohen krime lufte. Sipas Ministrisë së Energjisë, Rusia ka kryer më shumë se 1.000 sulme në objektet e infrastrukturës energjetike të Ukrainës prej tetorit të vitit 2022. Rreth 10 dronë u shkatërruan në afërsi të Kievit, tha administrata ushtarake e qytetit në Telegram. Nuk pati raportime për dëme apo lëndime, thuhet në njoftim. Mbrojtja ajrore ukrainase shkatërroi 31 nga 49 dronë të nisur nga forcat ruse në sulmin e fundit gjatë natës në pjesë të ndryshme të Ukrainës, tha Forca Ajrore e Ukrainës më 20 tetor.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02