Rihanna tani është zyrtarisht një miliardere dhe këngëtarja femër më e pasur në botë, sipas Forbes. Vlera e saj tashmë ka kapur shifrën e 1.7 miliardë dollarë, me rreth 1.4 miliardë dollarë që vijnë nga kompania e saj kozmetike Fenty Beauty. Pjesa tjetër e pasurisë së saj vjen kryesisht nga kompania e të brendshmeve, Savage x Fenty, me vlerë rreth 270 milionë dollarë, dhe fitimet e saj nga muzika dhe aktrimi.