Dy rajone të Ukrainës, Odesa dhe Donetsk, u bombarduan nga sulmet ruse, të cilat vranë të paktën gjashtë persona. Pasojat e shpërthimeve u panë edhe në dhjetëra ndërtesa, që u shkatërruan e u përfshinë nga flakët masive. Në Odesa, tre punonjës të magazinës ushqimore u vranë, ndërsa 13 persona të tjerë u plagosën. Ekipet e kërkimit po vijojnë punën për të gjetur të mbijetuar të mundshëm nën rrënojat e magazinës. Banorët vendas janë tmerruar nga sulmet e ndodhura, ndërsa banesat e tyre tashmë janë shkatërruar. Pamjet: AFP