Avioni luftarak (MMU), i kthyer gati në krenari kombëtare dhe i pari bombardues i shumëpritur i gjeneratës së 5-të të Turqisë, do të fluturojë në 2025-sën deklaroi Recep Tayyip Erdoğan. Avioni i parë luftarak autokton i Turqisë do të dalë nga hangari në vitin 2023, tha presidenti turk në ceremoninë e hapjes së 16 fabrikave që do të operojnë në Zonën e Industrisë dhe Hapësirës Ajrore në kryeqytetin Ankara, një qendër inxhinierike për prodhimin e avionëve luftarakë novatorë.